Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është zhdukur në kryeqytet, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas raportit 24-orësh, vëllai i tij ka raportuar rastin në polici se që nga dita e martë nuk dihet asgjë për fatin e tij.
Rasti po hetohet nga Policia.
“Rr. Mon Balaj, Prishtinë 23.09.2025 – 19:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se vëllai i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.