Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka ngritur alarmin për sigurinë në hapësirë, duke njoftuar se satelitët gjermanë po ndiqen nga satelitë rusë, në një kohë të tensioneve të larta globale.
Gjatë një konference për hapësirën të enjten në Berlin, Pistorius tha se dy satelitë rusë po ndjekin nga afër satelitët e kompanisë Intelsat, të cilët përdoren nga ushtria gjermane dhe forcat partnere.
“Rusia dhe Kina kanë zgjeruar ndjeshëm kapacitetet e tyre për luftë në hapësirë vitet e fundit,” deklaroi Pistorius. “Ata janë në gjendje të ndërhyjnë në funksionimin e satelitëve, t’i verbojnë, t’i manipulojnë apo edhe t’i shkatërrojnë fizikisht”.