Kurti takon kryeministrin belg: Belgjika, partnere e jona në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s

Kurti takon kryeministrin belg: Belgjika, partnere e jona në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Bruksel, ka zhvilluar takimin e parë bilateral me kryeministrin belg, Bart De Wever.

Në qendër të bisedës ishin mundësitë e reja për zgjerimin e shkëmbimeve, thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e raporteve mes dy vendeve.

“Brukseli është qendra e Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Belgjika është partnere e jona për rrugën tonë në Bashkimin Evropian dhe NATO. Në vitin 2023, Belgjika ngriti zyrën e saj diplomatike në Kosovë në nivel të Ambasadës. Sivjet ajo njoftoi se do të mirëpresë atasheun e mbrojtjes së Kosovës, kurse dy muaj më parë Ministria jonë e Mbrojtjes dhe Ministria e Mbrojtjes së Belgjikës nënshkruan Deklaratën e Qëllimit të Përbashkët në fushën e mbrojtjes.

Me kryeministrin belg, Bart De Wever, në takimin tonë të parë bilateral, folëm për mundësitë e reja që shtojnë shkëmbimet, thellojnë bashkëpunimin dhe forcojnë raportet tona”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Related Articles