Policia e Kosovës ka njoftuar për pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, raporton Gazeta Enigma.
Në Fushë Kosovë, sipas policisë, pas një mosmarrëveshjeje, disa persona kosovarë kanë sulmuar njëri-tjetrin, por nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar në procedurë të rregullt.
Po ashtu, në Prishtinë, një qytetar ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje, një shtetase e huaj i ka dëmtuar kompjuterin dhe tavolinën e punës. Edhe ky rast është proceduar më tej sipas procedurës së rregullt.
Në Fushë Kosovë, është arrestuar një i dyshuar pasi dyshohet se ka sulmuar një viktimë mashkull. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Një tjetër rast është raportuar në Podujevë, ku një person është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje. Edhe ky i dyshuar është dërguar në mbajtje pas vendimit të prokurorit.
Ndërsa në Vushtrri, një person tjetër është arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje ndaj një gruaje. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
Policia ka konfirmuar se të gjitha rastet janë duke u trajtuar në përputhje me ligjet në fuqi dhe janë në ndjekje të mëtejme ligjore.