Rashiti i PDK-së: Do ta zhvillojmë Gjilanin me plan strategjik, investime dhe shërbime cilësore

Rashiti i PDK-së: Do ta zhvillojmë Gjilanin me plan strategjik, investime dhe shërbime cilësore

Kandidati i PDK-së për kryetar të Gjilanit, Riad Rashiti, ka prezantuar shtyllat kryesore të programit të tij qeverisës.

Tutje ai ka theksuar se zhvillimi i qytetit duhet të nisë nga planifikimi strategjik dhe menaxhimi i qëndrueshëm financiar.

“Shtylla e parë është planifikimi strategjik, që nis me zhvillimin e Gjilanit përmes planit zhvillimor komunal. Kjo është një nga problemet kryesore me të cilat përballet qeverisja aktuale dhe vetë qyteti. Përveç kësaj, kemi problem të madh me financat,  gjendja është në krizë të thellë për shkak të keqmenaxhimit dhe keqpërdorimeve të shumta. Për dy vite me radhë shumicën e kohës komuna ka qenë pa drejtor të financave”, tha Rashiti në “Edicionin Special” në Klankosova.

Rashiti ka theksuar se prioritet do të jetë krijimi i një administrate funksionale, që do të përmbushë kërkesat e qytetarëve në fusha të ndryshme.

“Kemi parë që shumë drejtorë kanë pasur kërkesa të mëdha për zhvillimin e projekteve në arsim, shëndetësi dhe fusha tjera. Ne do të ofrojmë kushte më të mira dhe shërbime model për nxënësit dhe mësimdhënësit. Një tjetër shtyllë është nxitja e investimeve në Gjilan, qoftë nga sektori privat, nga diaspora apo përmes formave të tjera të hapura për investim. Fokusi ynë i veçantë është edhe përmirësimi i shërbimeve publike”, deklaroi kandidati i PDK-së. 

Related Articles