Covey thotë se Thaçi me komandantët e zonave kishin “marrëdhënie të ndërlikuar”

Covey thotë se Thaçi me komandantët e zonave kishin “marrëdhënie të ndërlikuar”

Dëshmitari i katërt në Hagë, James Peter Covey tregoi në një takim në të cilin Bernard Kouchner kishte udhëtuar për në Kosovë në shtator të 1999-ës që t’i binde komandantët e zonave për përmbushjen e kushteve të demilitarizimit, Hashim Thaçi nuk foli fare, raporton Gazeta Enigma.

Këtu ai shtoi se marrëdhënia e tij me komandantët e zonave ishte e ndërlikuar.

“Kjo më kujtohet fare qartë se dukej sikur po konfirmonte fuqishëm atë që ne besonim që në fillim lidhur me zotin Thaçi kur jemi njohur me atë. Pra, që ai kishte një marrëdhënie të vështirë-ndërlikuar me komandantët e UÇK-së në terren dhe se ata kishin pak kohë ose më mirë thënë kishin shfaqur mungesë respekti ndaj tij. S’kishin respekt”, tha ai.

Përpara kësaj, dëshmitarit  iu prezantua një pikturë në një libër që pretendohet se është i shkruar nga gjenerali Mike Jackson. Në këtë pikturë shiheshin pjesëmarrësit e këtij takimi.

Related Articles