Tentoi të kontrabandonte pjesë automjetesh për t’i shitur në Shqipëri, kapet në pikën kufitare të Morinës 48-vjeçari nga Kosova.
Ndalimi i B.M., u bë në hyrje të territorit shqiptar, teksa automjeti që ai drejtonte kaloi në zonën e kontrollit nga oficerët.
“Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan pjesë të ndryshme automjetesh, pa fatura shoqëruese, të cilat ky shtetas tentoi t’i kontrabandonte në Shqipëri, për t’i këmbyer apo shitur”, bëri me dije Policia e Kukësit.
Në përfundim të veprimeve hetimore kosovari u arrestua në flagrancë, me akuzën “kontrabanda me mallra të tjera”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.