Ish-gjyqtari i Kushtetueses: Publikimi i vetëm i dispozitivit, manovër politike që minon besimin në shtet

Ish-gjyqtari i Kushtetueses: Publikimi i vetëm i dispozitivit, manovër politike që minon besimin në shtet

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, përmes një deklarate të fortë reagoi ndaj vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese, që publikoi vetëm dispozitivin e aktgjykimit dhe shtyri publikimin e arsyetimit të plotë, shkruan Gazeta “Enigma”.

“Sot Gjykata Kushtetuese publikoi vetëm dispozitivin, duke shtyrë arsyetimin e plotë. Kjo nuk është praktikë juridike, por një manovër politike: përmes një njoftimi të cunguar po testohen reagimet, ndërsa Republika mbetet pezull,” tha Kryeziu në deklaratën e tij.

Ai paralajmëroi se ky lloj veprimi “e minon besimin në Kushtetutë dhe bart në vetvete farën e një goditjeje të rëndë ndaj shtetit.”

Kryeziu theksoi se gjykimi i vërtetë do të dalë vetëm nga teksti integral i aktgjykimit:

“Aty shihet nëse kemi një interpretim kushtetues apo një rrugë drejt vetëvrasjes shtetërore.”

Sipas tij, publikimi i vetëm i dispozitivit, pa arsyetimin, lë hapësirë për keqkuptime dhe spekulime që mund të kenë pasoja politike e institucionale.

Gjykata Kushtetuese sot publikoi dispozitivin pas masës së përkohshme të dhënë deri më 30 shtator.

Në aktvendim, Kushtetuesja tha se Kuvendi nuk është konstituuar pa zgjedhjen e nënkryetarit serb, dhe i dha afat për konstituim 12 ditë pas publikimit të arsyetimit të plotë.

Related Articles