Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Maliqi: Vendimi rithekson një rregull ekzistues, nuk krijon pengesa të reja

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Maliqi: Vendimi rithekson një rregull ekzistues, nuk krijon pengesa të reja

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se seanca konstituuive e Kuvendit nuk ka përfunduar, siç e ka shpallur Lëvizja Vetëvendosje përmes kryetarit të zgjedhur, Dimal Basha.

Maliqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se vendimi i Kushtetueses nuk u jep serbëve veto për formimin e institucioneve.

‘‘Mos i dëgjoni interpretimet manipuluese. Vendimi i Kushtetueses nuk u jep serbëve veto për formimin e institucioneve, por e rithekson një rregull ekzistues të ditur prej kohësh, i cili tani dikujt nuk po i përshtatet. Ky vendim vetëm e rregullon situatën kur serbët e nominojnë një kandidat, por shumica nuk e voton. Veto e serbëve do të ishte nëse ata nuk e nominojnë një kandidat, gjë që në të ardhmen mund të ndodh, por do të kërkonte interpretim tjetër të Kushtetueses e cila gjithsesi nuk do ta lejonte këtë bllokim, siç nuk e lejoi këta muaj bllokimin nga partia më e madhe’’, ka shkruar ai.

Related Articles