Presidenca e Kosovës ka bërë një përmbledhje të vizitës së Presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe takimet që ka zhvilluar në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara.
Në njoftim thuhet se me me qëllim të thellimit të raporteve dypalëshe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Osmani ka patur “biseda përmbajtësore” me Presidentin e ShBA’së, Donald Trump, Sekretarin Marco Rubio, Zëvendëssekretarin e Shtetit, Christopher Landau dhe Sekretarin e Tregtisë të SHBA-ve, Howard Lutnick e zyrtarë tjerë të lartë dhe senatorë e kongresistë.
Aty përmenden edhe takimet që ka zhvilluar me Kryediplomaten e BE’së, Kaja Kallas, si dhe me presidentë e kryeministra të vendeve tjera.
Theksohet edhe se ka marrë pjesë në disa panele, si dhe takimet me mërgatën dhe vizitën në Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane.
Postimi: