Kandidati i LDK-së për të parin e Gjilanit, Arbër Ismajli, gjatë ditës së sotme mbajti takim me 3 nëndegët e kësaj partie në këtë qytet.
Aty morën pjesë edhe ish kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Në tubim u pa numër i madh i qytetarëve.
Aty u kërkua që Ismajlin ta mbështesin qytetarët e Gjilanit, meqë kundërkandidati i tij nga Vetëvendosje, Alban Hyseni, që udhëheqë tash me këtë komune, u tha se shpresat i ka varë te anëtarët e qeverisë në qendër, të cilët, sipas Hazirit, nuk po ia lëshojnë derën, raporton Klan Kosova.
Ndaj, sipas nënkryetarit të LDK-së, kandidatit të kësaj partie po i duhet të garojë me krejt qeverinë në detyrë të Albin Kurtit.
Haziri i akuzoi mysafirët e përnatshëm të VV-së nga Prishtina se po i tradhtojnë ata të cilëve po u hyjnë në konak.
Ish-kryetari i Gjialnit, që është edhe deputet, kritikoi punët e komunës në Kodrën e Dëshmorëve, duke thënë se ata që e drejtojnë Gjilanin aktualisht bëjnë gjithçka për përfitime politike.
Rrëzimi i Alban Hysenit nga pushteti në Gjilan, sipas Hazirit, e bën këtë qytet të mos e çimentojë një epitet jo të mirë që i është dhënë gjatë 4 vjetëve të fundit.
Kjo konsiderojnë se arrihet me fitoren e Arbër Ismajlit, i cili mori mbështetje nga të pranishmit në tubim.
Pretendenti për kryetar, me të dalë, i njoftoi mbështetësit që as të martën mbrëma nuk janë pa mysafirë në taborin e kundërshtarëve.
Pavarësisht ardhjeve masive të qeveritarëve nga Prishtina, gjilanasit, sipas Ismajlit, nuk panë të kenë kryer punë në qytetin e tyre.
Ndiqeni më poshtë kronikën e plotë:
Ky thotë se do të punojë pa vajtuar për të bëmat e pushtetit të mëparshëm, kur të fitojë e ta largojë alban hysenin nga komuna.
LDK në Gjilan akuzoi VV-në se në garën për zgjedhjet e 12 tetorit i vodhi edhe dicka me cfarë njihej lidhja demokratike.