Hynë ilegalisht në Kosovë, dy serbë me radiolidhje e thikë kapen nga droni i KFOR-it në Zveçan

Hynë ilegalisht në Kosovë, dy serbë me radiolidhje e thikë kapen nga droni i KFOR-it në Zveçan

Dy persona të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës janë vërejtur duke bërë prerje të pyjeve.

Sipas policisë, nga të dyshuarit janë konfiskuar dy motor-sharra, një palë dylbi, një radiolidhje dhe një thikë.

Zveçan – 30.09.2025-17:08. Njësiti i NJNSH dhe njësiti i KFOR-it përgjatë vijës kufitare gjatë vëzhgimit me dron kanë vërejtur dy persona te cilët kishin hyrë ilegalisht ne territorin e Kosovës dhe të njëjtit kishin bërë prerje të pyjeve.  Njësiti së bashku me njësitin e KFOR it kanë arritur t’i ndalojnë dy persona meshkuj shtetas të Serbisë. Nga të njëjtit janë konfiskuar dy motor sharra një palë dylbi një radiolidhje një thikë. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa gjësendet e konfiskuar iu kthehen të dyshuarve”, thuhet në raportin e policisë. / Gazeta Enigma.

Related Articles