Përparim Rama ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar se Hajrulla Çeku nuk do të marrë pjesë në debatin e kandidatëve për Prishtinën që ishte thirrur për 6 tetor në Rubikon të Klan Kosovës.
Rama ka thënë se VV-ja me Çekun nuk janë as të punës e as të fjalës.
“Hajrullah, ju nuk jeni as të punës as të fjalës! Unë e kom ditë po sot e morrën vesh krejt qytetarët e Prishtinës”, ka thënë Rama me një video të shkurtër.