Personi që dyshohet se ka vrarë me thikë 40-vjeçarin Hajdar Ismajlgeci, në zonën e Babrrusë, në Tiranë është Arlind Demushi, 38 vjeç.
Policia njofton se autori me origjinë nga Tropoja u kap në një banesë në qytetin e Durrësit, ndërsa në momentin e arrestimit iu gjet një çantë me rrobat që kishte veshur gjatë kryerjes së krimit.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa sipas burimeve nga grupi hetimor, të dy personat kanë qenë nën efektin e alkoolit.
Nga burime policore thuhet se autori, 38-vjeçari Arlind Demushi, dhe viktima, 40-vjeçari Hajdar Ismajlgeci, ishin miq me njëri-tjetrin.
Viktima Hajdar Ismajlgeci kishte 10 ditë që rrinte në banesën e mikut të tij, Arlind Demushi, i cili prej 10 vitesh jeton në Tiranë, në zonën e Babrrusë.