Deputetja kosovare në parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi sot në Brod të Kroacisë, ku mbeten të vdekur 10 persona dhe u lënduan 45 të tjerë, raporton Gazeta Enigma.
Deputetja përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook” ka treguar se me dhimbje dhe pikëllim ka marr lajmin për aksidentin rrugor të autobusit me shtetas kosovar dhe u ka shprehur ngushëllime familjeve që humben të afërmit.
Ajo ka treguar se së bashku më ambasadorin e Republikës së Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapollin janë duke shkaur drejt vendit ku ka ndodhur aksidenti.
Postimi i plotë:
“Me dhimbje dhe pikëllim mora lajmin për aksidentin rrugor të autobusit me shtetas kosovarë, në autostraden afër Sllavonski Brodit në Kroaci, ku humben jeten 10 persona dhe rreth 30 te tjerë janë të lënduar. Republika e Kroacisë është me mendje e me zemër afër familjeve dhe institucioneve të Kosovës që humben të afërmit, të cilëve u shpreh ngushëllimet e mia më te thella dhe solidarizohem me to.
Republika e Kroacisë e ofron mundesine e kujdesit kualitativ shendetsor personave të lënduar dhe shpresojme se udhetaret e lenduar te sherohen sa me shpejt.
Bashke me ambasadorin e Republikes se Kosoves ne Republiken e Kroacise, z. Gezim Kasapollin po shkojme drejt vendit ku ka ndodhur fatkeqësia.”/Gazeta Enigma/