Aksident zingjiror në magjistralen Gjilan – Prishtinë

Aksident zingjiror në magjistralen Gjilan – Prishtinë

Para disa çasteve ka ndodhur një aksident trafikur tek liqeni i Badovcit, në magjistralen Gjilan – Prishtinë.

Burimet e Gazetës Enigma, bëjnë të ditur se aksidenti ka qenë zingjirorë ku janë përfshirë dy vetura dhe një autobus.

Në vendin e ngjarjes kanë qenë të pranishëm policia e Kosovës.

Sipas informatave jozyrtare nuk ka të lënduar në këtë aksident, vetëm dëme materiale.

Gazeta Enigma është në pritje të përgjigjes nga Policia e Kosovës lidhur me rastin./GazetaEnigma/

Related Articles