Ky është aksesori i iPhone 17 që po thyen rekord shitjesh

Ky është aksesori i iPhone 17 që po thyen rekord shitjesh

Apple ka prezantuar këtë vit, së bashku me linjën iPhone 17 dhe iPhone Air, një sërë aksesorësh, ndër të cilët rripi Crossbody – që ka ngjallur reagime të përziera mes përdoruesve.

Rreth një muaj pas lansimit, rripi është bërë një nga aksesoret më të komentuar për shkak të vonesave të mëdha në dërgesë. Për disa nga ngjyrat, afati i dorëzimit te klientët është më shumë se një muaj.

Nga 10 ngjyrat e disponueshme, “kafe”, “e hirta” dhe “e zeza” duken më lehtë të aksesueshme, me dërgesë në ditët në vijim. Ndërkaq verdhë neoni pritet të dorëzohet në fund të tetorit, ndërsa gjashtë ngjyrat e mbetura kanë datë dërgimi në fillim të nëntorit.

Sipas raportimeve, vonesat mund të lidhen me kërkesë të lartë, por një pjesë mund të jetë rezultat i furnizimit të kufizuar.

Related Articles