Dy dekada e gjysmë nga rënia e Millosheviqit, Hoxhaj: Fundi i një epoke të errët për Ballkanin

Dy dekada e gjysmë nga rënia e Millosheviqit, Hoxhaj: Fundi i një epoke të errët për Ballkanin

Sot, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka reaguar në 25 vjetorin e rënies të regjimit “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviqit, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje ai tha se dy dekada e gjysmë pas, plagët që la ky regjim ende nuk janë shëruar.

“Në vend që të përballej me të kaluarën, Serbia ka zgjedhur ta glorifikojë atë, duke u udhëhequr edhe sot nga figura që ishin pjesë e regjimit të atëhershëm”, tha Hoxhaj.

Ai theksoi se sot Serbia po përpiqet të luajë rolin e satelitit të Rusisë në Ballkan dhe të sfidojë rendin euroatlantik, e Kosova duhet të mbetet e palëkundur në boshtin e saj perëndimor.

“Ndërsa Beogradi përpiqet të rikthejë ndikimin e vjetër përmes destabilizimit dhe propagandës, përgjigjja jonë duhet të jetë forcimi i shtetit, sigurisë dhe institucioneve demokratike”, theksoi ai.

Ish-kryediplomati kosovar theksoi se partneriteti me SHBA-në, NATO-n dhe aleatët evropianë është garancia e vetme për paqe, qëndrueshmëri dhe mbrojtjen e interesave të Kosovës në rendin e ri ndërkombëtar.

Related Articles