Në mesin e kandidatëve të rinj për Asamblenë Komunale të Kamenicës, një emër që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje është Era Kryeziu, kandidate nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, e cila garon me numrin 5 në listë.
Ajo përfaqëson një brez të ri të përkushtuar, të arsimuar dhe me vizion të qartë për zhvillimin lokal.
Aktualisht, Era po i ndjek studimet universitare në Budapest, në fushën e marketingut dhe marrëdhënieve me publikun, një përgatitje kjo që, sipas saj, i jep një perspektivë të freskët dhe profesionale për të komunikuar me qytetarët dhe për të adresuar nevojat e tyre në mënyrë strategjike.
Fokus i saj është krijimi i mundësive reale për rininë, Era do të angazhohet që parku teknologjik të jetë funksional që të rinjtë, e veçanërisht ata që punojnë remote të kenë hapësira pune, zyra online dhe vende për bashkëpunim.
Me Erën në Kuvend, do të mundësohet ofrimi i kurseve dhe trajnimeve të vazhdueshme në programim dhe dizajn, si dhe trajnime intensive të shitjeve online si: amazone, ebay, shopify dhe platforma të tjera.