OBSH: Varianti Delta dominues brenda pak muajve

OBSH: Varianti Delta dominues brenda pak muajve

Varianti Delta i Covid-19, që transmetohet shumë lehtësisht, pritet të bëhet lloji më dominues i koronavirusit në muajt e ardhshëm. Konfirmimi vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve në një raport të përbashkët.

Në dy javë nga 28 qershori deri më 11 korrik, mes 28 vendeve që përfunduan renditjen e gjenomit të koronavirusit, lloji Delta është bërë varianti kryesor i transmetueshëm në 19 prej tyre, duke zënë 68,3%.

Ky rezultat i bërë publik në raport ka detyruar shumë shtete që të rikthejnë disa kufizime ose të përdorin metoda të ndryshme për të nxitur vaksinimin e qytetarëve. Në bazë të situatës aktuale me pandeminë, Delta do të bëhet variant më dominant në pak muajt e ardhshëm.

Ky lloj është prezent në thuajse të gjitha shtetet e Evropës. Fillimisht varianti Delta u raportua në Indi. Raporti i OBSH dhe Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve thekson se Delta do të vazhdojë të përhapet dhe të zëvendësojë variantet e tjera të Covid-19, deri sa të shfaqet një tjetër lloj koronavirusi më i rëndë.

Related Articles