Ardian Kozniku i tronditur nga aksidenti tragjik në Kroaci

Ardian Kozniku i tronditur nga aksidenti tragjik në Kroaci

Ish-reprezentuesi i Kombëtares së Kroacisë në futboll, Ardian Kozniku, i cili jeton e vepron në Zagreb, është i tronditur me lajmin, se 10 bashkëkombësit e tij nga Kosova, kanë humbur jetën në aksidentin tragjik. 

Kozniku iu shpreh ngushëllime familjarëve që humbën me të dashurit e tyre dhe i dëshiron shërim sa më të shpejtë të gjithë të lënduarve.

“Ngushëllimet më të sinqerta për familjet që sot humbën më të dashurit e tyre. Lutemi për të lënduarit të shërohen sa me shpejtë”, ka shkruar Kozniku në profilin e tij në Facebook.

Një autobus me targa të Kosovës, i cili po udhëtonte drejt Frankfurtit nga Prishtina, ka pësuar aksident të rëndë duke dal jashtë rrugës afër Slavonski Brod. Autoritet kroate kanë konfirmuar se deri më tani të paktën 10 persona kanë vdekur gjersa dhjetëra të tjerë kanë pësuar lëndime, raporton index.hr.

Related Articles