Sekuestrohet municion i kontrabanduar në Prishtinë

Sekuestrohet municion i kontrabanduar në Prishtinë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se të enjten ka sekuestruar municion të kontrabanduar në regjionin e Prishtinës.

Municioni thuhet se është sekuestruar pasi që është kryer një kontroll i befasishëm në një subjekt afarist.

“Gjatë kontrollit të objekteve ndërlidhëse të biznesit, është zbuluar dhe sekuestruar një sasi municioni të kontrabanduar të kalibrave të ndryshëm, përfshirë municion për armë të gjata dhe për armë gjahu, i cili ishte mbajtur në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Lënda thuhet se është dokumentuar dhe është njoftuar Prokuroria kompetente, ndërsa Dogana e Kosovës theksohet se do të vazhdojë hetimet në bashkëpunim me agjencitë e zbatimit të ligjit për të identifikuar burimin dhe destinacionin e këtij municioni të kontrabanduar.

Related Articles