Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vlerësuar se zgjedhja e Nenad Rashiqit nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb, është anti-kushtetuese.
“Kjo çka ka ndodhur sot është tërësisht antikushtetuese, zgjedhja e nënkryetarit është anti-kushtetues. Aktgjykimi i fundit tërësisht e specifikon se nënkryetari serb vjen nga propozimi i shumicës serbe. Praktikisht, sot shumica shqiptare e ka zgjedhur sot nënkryetarin e pakicës serbe”, tha Limaj.
Limaj tha se nuk do të hyjë në negociata me askënd për formimin e qeverisë derisa të ketë qartësi rreth ligjshmërisë së zgjedhjes së Rashiqit. / Gazeta Enigma.