Nezir Mehmetaj ka arritur në shtëpi, pasi më në fund u lirua nga burgu i Serbisë.
U raportua më herët se Mehmetaj është duke udhëtuar drejt shtëpisë, pas më shumë se 5 vitesh prej kur u ndalua nga policia serbe, me akuzat se kishte kryer krime lufte.
Lajmin për lirimin e Nezirit e konfirmoi edhe vëllai i tij, Valoni.
“Vëllai im është liruar nga burgu, dhe ne jemi të lumtur që ai më në fund është kthyer në shtëpi. Kjo është një fillim i ri për të gjithë ne, dhe ne besojmë në një të ardhme më të mirë” u shpreh Valoni.
Ky është postimi i plotë i tij:
Faleminderit të gjithëve që keni ndarë me ne këtë moment kaq të veçantë! Urimet tuaj të ngrohta dhe fjalët mbështetëse na kanë dhënë forcë dhe gëzim në këtë kohë të rëndësishme.
Vëllai im është liruar nga burgu, dhe ne jemi të lumtur që ai më në fund është kthyer në shtëpi. Kjo është një fillim i ri për të gjithë ne, dhe ne besojmë në një të ardhme më të mirë.
Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen tuaj dhe për dashurinë që na keni treguar. Çdo fjalë dhe çdo urim ka qenë i çmuar për ne.