Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se “për pjesën më të madhe, ekziston konsensus” se si do të zhvillohen fazat e tjera të planit të armëpushimit në Gaza, megjithëse ka theksuar se disa detaje ende duhet të shqyrtohen.
Ai ka thënë se Hamasi po i mbledh pengjet për t’i dorëzuar, raportoi Guardian.
Trumpi ka theksuar se beson që marrëveshja do të zbatohet nga të dyja palët, pasi “të gjithë janë të lodhur nga lufta”.
Presidenti amerikan pritet të mbledhë liderët botërorë në një samit për Gazën gjatë vizitës në Egjipt javën e ardhshme, ndërsa është raportuar se ai do të shkojë edhe në Izrael.
Ndërkohë, dhjetëra mijëra palestinezë janë nisur drejt veriut të Rripit të Gazës të premten, pas hyrjes në fuqi të armëpushimit. Nga 48 pengjet e mbetura, 20 prej tyre besohet se janë gjallë dhe pritet të lirohen të hënën.