Kosova përfundon e treta në Evropian për shtetet e vogla

Kosova përfundon e treta në Evropian për shtetet e vogla

Kosova në basketboll për kategorinë e femrave ka arritur një sukses historik, duke përfunduar në pozitën e tretë për kategorinë e shteteve të vogla.

Vashat dardane në pjesëmarrjen e tyre të parë në garat ndërkombëtare, kanë arritur të sigurojnë vendin e tretë në Evropianin për shtetet e vogla. Kosova në përballje për pozitën e tretë, e mposhti Maltën me rezultat përfundimtar 70:60.

Te Kosova, u dalluan Era Shatri me 17 pikë e 15 kërcime, Saranda Daci me 14 pikë e 13 kërcime dhe Alexis Tolefree me 16 pikë. Kjo për vajzat tona në kategorinë seniore për femra ishte hera e parë, që luajtën në një garë ndërkombëtare.

Related Articles