Dhjetë qirinj për dhjetë viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci

Dhjetë qirinj për dhjetë viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci

Dhjetë qirinj që simbolizojnë dhjetë jetët e humbura në aksidentin e sotëm u ndezën pranë Teatrit Kombëtar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi, ministrat Hekuran Murati, Rozeta Hajdari, Artane Rizvanolli, Faton Peci, Krasniqi, deputetë, si dhe përfaqësues të institucioneve ndezën qirinjtë.

Qirinj ndezën edhe dhjetëra qytetarë të tjerë të cilët iu përgjigjen thirrjes së Qeverisë së Kosovës për homazhe për bashkatdhetarët që humbën jetën mëngjesin e së dielës.

Mëngjesin e së dielës vendi u trondit nga aksidenti tragjik në Kroaci ku 10 persona humbën jetën, mbi 40 u lënduan nga vetaksidenti i autobusit të kompanisë “Deva Tours”, i cili po udhëtonte nga Frankfurti drejt Prishtinës.

Related Articles