Aksidentohet për vdekje një 77-vjeçar

Aksidentohet për vdekje një 77-vjeçar

Crep, aksidentohet për vdekje një 77 vjeçar. Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur sot, mes një veture dhe një motoçiklete, në afërsi të Crepit.

Mësohet se viktima është një 77-vjeçar i komunitetit serb, i cili po kthehej me motoçikletë në drejtim të fshatit Ropotovë, kur dyshohet se është goditur nga një veturë në lëvizje.

Burimet brenda policisë kanë bërë me dije që vetura e cila po drejtohej nga një shtetas i Gjermanisë, ishte në tejkalim, kur goditi motoçiklistin. Trupi i pajetë i 77-vjeçarit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në QKUK-së.

Related Articles