Eksperti i trafikut në Kroaci për aksidentin tragjik: ‘Dy shoferë në një rrugë kaq të gjatë janë shumë pak’

Eksperti i trafikut në Kroaci për aksidentin tragjik: ‘Dy shoferë në një rrugë kaq të gjatë janë shumë pak’

Eksperti i trafikut në Kroaci, Goran Husinec, ka komentuar aksidentin tragjik, ku mbetën të vrarë 10 persona, shkruan GazetaBlic. Ai ka thënë se dy shoferë në një rrugë kaq të gjatë janë shumë pak.

“Çdo shofer autobusi mund të drejtojë automjetin për nëntë orë brenda 24 orëve, pas së cilës duhet një pushim të detyrueshëm. Dhe kur bëhet fjalë për autobusin, ai duhet të pushojë për tre orë pas 21 orësh punë, por kjo nuk respektohet. Dy shoferë në një rrugë kaq të gjatë janë shumë pak” thotë Husinec për mediumet kroate dhe vazhdon:

“Kjo rrugë nga Frankfurti në Kosovë zgjat rreth 25 orë, por duke marrë parasysh kufijtë, pushimet… Dhe me turmat kur është sezoni, një udhëtim i tillë mund të zgjasë deri në 30 orë, kështu që tani llogaritni” shpjegoi Husinec.

“Zgjidhja është e thjeshtë. Dhe kjo është të sigurosh apartamente në stacionet e ndërmjetme ku shoferët do të ndërroheshin dhe do të pushonin. Por kushton, kështu që ka shumë pak prej tyre që e kanë një gjë të tillë”.

Related Articles