Pesë asamblistët më të votuar të LVV-së në Mitrovicë

Pesë asamblistët më të votuar të LVV-së në Mitrovicë

Lëvizja Vetëvendosje në Mitrovicë është e dyta me 22.41% pas numërimit të 40% të vendvotimeve të procesura nga Qendra Komunale e Numërimit për Asamble, raporton Gazeta “Enigma”.

Dallimi i votave mes dy listave për Kuvendin Komunal asaj të PDK dhe LVV është goxha i madh.

I pari i listës Armend Begu është votuar 2 mijë e 683 herë, kurse i dyti është Jeton Zeneli – 194 vota. E treta me 180 vota është Erseka Berani, pasuar nga Kushtrim Zeneli me 165 vota.

Në vend të pestë është Alban Fejzullahu me 152 vota. Nga kjo parti, vetëm edhe pesë kandidatë kanë vota ‘dyshifrore’.

Related Articles