Gjenden armë e municion në Leposaviq

Gjenden armë e municion në Leposaviq

Policia në Leposaviq ka gjetur armë, municion, uniforma dhe pajisje të tjera ilegale, në shtëpinë e një 49-vjeçari në Leposaviq.

E gjithë kjo u bë pasi sot, një grua ka raportuar në stacion policor në Mitrovicë Veri, se ishte kanosur nga bashkëshorti i saj dhe se i njëjti posedon armë.

Njësitë policore kanë dalë në vendin ne ngjarjes ku kanë kontaktuar me të dyshuarin i cili e ka pranuar se posedon armë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Mekinice të Leposaviqit policia ka gjetur dhe konfiskuar:

3 Pushkë automatike AK-47

1 Pushkë ajrore

1 Revole

1 Shkrepës (në formë të Revoles)

55 Fishekë

1 Bajonetë

2 Thika

5 Karikatorë i armës AK-47

1 Karikatorë të revoles

1 Këllëf të revoles

1 Jakne ushtarake

2 Këmisha te policisë se Serbisë

Ndaj personit të dyshuar ekziston urdhri mbrojtës lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë lidhur me një rast të mëhershëm i cili urdhër është në fuqi nga data 15.10.2024 deri sot me datë 15.10.2025.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari S.T 49 vjeç, është informuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Kanosje” , “Mospërfillja e urdhrit të gjykatës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Gjatë procesit të kontrollit të shtëpisë, prindi i të dyshuarit ka deklaruar se njëra armë AK-47, pushka ajrore, bajoneta dhe uniforma janë të tij.

Ndaj të dyshuarit N.T 70 vjeç është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, i njëjti pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit eshte liruar ne procedure te rregullt.

Related Articles