Në gjendje të rëndë, grua dhe vajza e mitur pas sulmit me thikë

Në gjendje të rëndë, grua dhe vajza e mitur pas sulmit me thikë

Një grua dhe vajza e saj e mitur ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore pas sulmi me thikë që u raportua në Prizren.

Të dyja po trajtohen në klinikën intensive të Spitalit Rajonal të Prizrenit, ka konfirmuar shefi i emergjencës, Hekuran Veçgishti

Rasti ka ndodhur rreth orës 00:20 të së premtes në rrugën “Rexhep Kabashi”, ku policia ka pranuar informacionin për dhunë në familje dhe ka dalë menjëherë në vendngjarje.

Aty viktima e parë, bashkëshortja e të dyshuarit, është gjetur me lëndime trupore dhe gjakderdhje, ndërsa në katin e fundit të ndërtesës është gjetur vajza e mitur, gjithashtu e lënduar.

I dyshuari është arrestuar në hyrje të banesës dhe është shoqëruar në stacion policor. Prokurori kujdestar ka lëshuar aktvendim për ndalimin e tij për 48 orë për dyshimin për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja e paautorizuar e armëve”.

Related Articles