Komuna e Drenasit është renditur e para në garën për grantin e performancës, duke u shpallur për herë të shtatë kampione në nivel vendi.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci, përmes një postimi në Facebook, ku theksoi se Drenasi ka arritur 83.13 pikë në raportin e Performancës Komunale të publikuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal,
“Sot, zyrtarisht morëm raportin e Performancës Komunale, rezultat që Komunën e Drenasit e rendit në vend të parë në Kosovë, me 83.13 pikë.
Edhe këtë vit, Drenasi është kampion!
Respekt dhe faleminderit ekipit komunal të ngarkuar me grantin e performancës dhe qytetarët tanë për angazhimin e përbashkët dhe kontributin në këtë sukses.
Megjithëse rezultatet kanë qenë të ditura para zgjedhjeve, MAPL sot e bëri të ditur numrin e pikëve, pa e bërë renditjen sipas vendeve të komunave konkurruese, nëpërmjet njoftimit publik.
Falënderojmë Zyrën e BE-së në Kosovë, Ambasadën e Suedisë, Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, MAPL-në, si dhe donatorët e partnerët tjerë vendorë e ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme”, shkroi Lladrovci.