Ish-presidenti i Republikëssë Shqipërisë, Alfred Moisiu, në fjalën e tij në protestën për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë, tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi për lirinë e Kosovës.
Mosiu tha se Hashim Thaçi dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së nuk janë kriminelë, por mbrojtës të popullit shqiptar.
“Jemi mbledhur për të mbrojtur dinjitetin tonë kombëtar. Jemi për tu për të ngritur zërin kundër padrejtësisë që iu bëhet bijve më të mirë të Kosovës dhe të kombit shqiptar, që luftuan për lirinë e atdheut. Isha në hagë dhe e kam takuar personalisht Thaçin dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së. Ata ishin të fortë, të gatshëm për të pastruar luftën e popullit të Kosovës nga njollat që padrejtësisht, po përpiqen t’ia japin popullit shqiptar. Ish-krerët e UÇK-së nuk kanë kryer krime, por mbrojtjen popullin e vet. Unë besoj se drejtësia do jetë në krah të tyre, ata janë burgosur me akuza të qarqeve të errëta serbo-ruse. Lufta e UÇK-së u mbështet fuqishëm nga NATO, SHBA-të dhe Perëndimi”, tha Moisiu.