Presidentja Vjosa Osmani ka folur për krijimin e Qeverisë së re në Kosovës, duke thënë se qytetarët kanë votuar që të kenë institucione, e jo që të rikthehen në zgjedhje.
Osmani tha se nëse askush s’mund ta bëjë Qeverinë e re, do ta caktojë datën e zgjedhjeve të reja, por shtoi se nuk mund të supozojë se do të dështojë krijimi i qeverisë së re.
“Unë nuk do të ngutesha që të japë supozime që do të dështohet në krijimin e Qeverisë. Ka ende edhe pak kohë. Ta shohim”, tha e para e shtetit.
Osmani tha se përpjekjet e partive politike për koalicion zakonisht nuk shihen dhe merren vesh “shumë vonë”.
Mandatarit të parë, Albin Kuritit, i kanë mbetur edhe 6 ditë kohë deri në krijimin e Qeverisë së re. Nëse nuk e arrin këtë gjë, përgjegjësia i bie vendit të dytë në zgjedhje, në këtë rast PDK-së me Bedri Hamzën.
Nëse as Hamza nuk arrin të krijojë Qeverinë, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme brenda 40 ditësh.