Kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka uruar xhudisten Nora Gjakova për medaljen e artë që e fitoi sot në Lojërat Olimpike, raporton Gazeta Enigma.
Kurti përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se në këtë ditë zie, kur po kujtohen jetët e humbura nga aksidenti tragjik në Kroaci, shqiptarët i janë gëzuar suksesit të Nora Gjakovës në olimpiadën Tokyo 2020-të.
Fitoren e Gjakovës e kanë uruar edhe presidentja, Vjosa Osmani dhe disa fytyra publike në vend.
“Medalja e dytë për Kosovës në Lojrat Olimipike. Në këtë ditë hidhërimi ndërsa vajtojmë për humbjen e jetëve nga aksidenti tragjik në Kroaci, zemrat tona janë lehtësuar nga suksesi i kampiones sonë, Nora Gjakova, në Tokyo2020 e cila fitoi të artën në gratë – 57 kg”, ka shkruar Kurti.