Kingji flet me Komandatin e KFOR-it për sigurinë në Kosovë

Kingji flet me Komandatin e KFOR-it për sigurinë në Kosovë

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjenerallejtënant Arben Kingji, ka takuar ditën e sotme komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash.

Në njoftimin për media, u tha se në takim u bisedua për rolin e rëndësishëm të KFOR-it për ruajtjen e sigurisë në Kosovë dhe stabilitetit në rajon.

“E përgëzova gjeneralmajor Ulutash për marrjen e detyrës në drejtimin e misionit për herë të dytë, duke ritheksuar angazhimin e palëkundur të Shqipërisë dhe të Forcave të Armatosura në përmbushjen e detyrimeve tona në kuadër të NATO-s”, tha Kingji.

Gjatë ditës, Ulutash ka takuar edhe presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Related Articles