Varianti Delta po vlerësohet më i vështiri mes versioneve të koronavirusit, me të cilin bota është përballur ndonjëherë.
Kështu thotë për Reuters ekspertja e lartë e sekuencës së genomit të virusit, Sharon Pecacok, e cila shprehet e alarmuar për mundësinë e mutacioneve të reja të variantit që po pushton botën.
“Rreziku më i madh për botën në këtë moment është thjesht Delta. Ai përbën një problem shumë të madh për vendet që nuk kanë një mbulim të mirë me vaksina pasi është më i transmetueshëm dhe mund t’i shpëtojnë pjesërisht mbrojtës imunitare”, shprehet ajo.
Shqetësimi më i madh për variantin Delta, i identifikuar fillimisht në Indi, është jo se i sëmur njerëzit më shumë, por përhapet më lehtësisht duke rritur infektimet dhe hospitalizimet të të pavaksinuarëve.
Delta ka treguar se redukton efektshmërinë e dozës së parë të vaksinave, por dy dozat vijojnë të sigurojnë mbrojtjes të lartë nga forma e rëndë e Covid-19.
“Mendoj se mund të përballemi me dy skenarë. I pari është se një variant i ri mund të shfaqet, i cili është me i fortë e më i shpejtë se Delta. I dyti lidhet me mundësinë që Delta të ndryshojë, duke fituar aftësi të reja për t’i shpëtuar mbrojtjes imunitare.”
Deri sa të kenë në dispozicion më shumë të dhëna mbi transmetueshmërinë e variantit Delta, ekspertët thonë se maskat, distancimi social bashkë me vaksinimin masiv do të mund të nevojiten sërish.