Juniku ndër komunat me performancën më të lartë në vend

Juniku ndër komunat me performancën më të lartë në vend

Komuna e Junikut është renditur ndër komunat më të suksesshme në nivel vendi, sipas matjeve të fundit të publikuara nga Departamenti i Performancës. Të dhënat tregojnë se Juniku ka arritur rezultate të larta në disa fusha kyçe të qeverisjes lokale, përfshirë transparencën dhe llogaridhënien, arsimin, si dhe ofrimin e shërbimeve publike administrative.

Këto arritje pasqyrojnë përkushtimin dhe profesionalizmin e Kryetarit të Komunës së Junikut dhe të gjithë administratës komunale, të cilët kanë fokus të vazhdueshëm në ndërtimin e një qeverisjeje efikase, të hapur dhe në shërbim të qytetarëve.

Edhe pse këtë vit Komuna e Junikut është përjashtuar nga granti i performancës për shkak të një penalizimi që lidhet me raportin e auditimit — konkretisht për pagesat që burojnë nga kontratat kolektive — rezultatet zyrtare tregojnë se Juniku vazhdon të ruajë një nivel të lartë të performancës.

Ky sukses e pozicionon Junikun si një shembull të mirë të qeverisjes lokale, duke dëshmuar se përkushtimi, transparenca dhe menaxhimi i drejtë institucional sjellin rezultate të prekshme për qytetarët.

Related Articles