Edon Zhegrova nuk është paraqitur as mbrëmë për Juventusin në ndeshjen e madhe kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
Pas përfundimit të takimit, trajneri Igor Tudor ka sqaruar situatën e futbollistit kosovar.
“Pse nuk po luan Edon Zhegrova? Ai është aty, po punon mirë. Është lojtar i mirë. Trajneri duhet të marrë vendime, të bëjë zgjedhje. Asgjë e veçantë,” ka thënë Tudor.
Tekniku kroat shtoi se mungesa e Zhegrovës lidhet me përgatitjen e tij fizike, pasi ai ende nuk është në formën optimale.
“A është gati 100%? Jo, ai duhet të punojë me fitnessin sepse ka pasur shumë probleme në të kaluarën. Po punon mirë të jetë në formën e duhur,” ka sqaruar ai.
Në fund, i pyetur se kur pret që Zhegrova të jetë gati për lojë, Tudor u përgjigj shkurt: “Nuk e di!”.