Kurti flet me ministrin francez për sigurinë dhe zhvillimet rajonale

Kurti flet me ministrin francez për sigurinë dhe zhvillimet rajonale

Në margjina të Samitit të Procesit të Berlinit, dje Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me ministrin francez të deleguar për Evropën, Benjamin Haddad.

Në njoftim thuhet se gjatë takimit, ata diskutuan për thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës, çështjet e sigurisë, zhvillimet rajonale dhe procesin e integrimit evropian.

Kryeministri theksoi rolin e rëndësishëm të Francës për sigurinë e Evropës si aktor kyç i Bashkimit Evropian dhe kontributin e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke nënvizuar edhe nevojën për dhënien e pyetësorit dhe statusit të vendit kandidat për Kosovën.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Francës dhe për partneritetin mes dy vendeve tona, duke nënvizuar se vlerat e përbashkëta krijojnë mundësi për zgjerimin dhe forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë. 

Related Articles