Reagon Xhafer Tahiri: Lideri i mirë nuk e kall shtëpinë e tij, nesër flas me fakte

Reagon Xhafer Tahiri: Lideri i mirë nuk e kall shtëpinë e tij, nesër flas me fakte

Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka konfirmuar intervistën e parë pas koalicionit të bërë me Lëvizjen Vetëvendosje për balotazhin e 9 nëntorit, duke paralajmëruar se do të flasë “të vërtetën, me fakte”.

Xhaferi ka thënë se “lideri i mirë nuk e kallë shtëpinë e tij”.

“Për të vërrtetën, me fakte, për marrëveshjet nën tavolinë dhe çdo gjë tjetër, nesër mrama në Kanal 10, ora 21:00h. Lideri i mirë nuk e ‘kall’ shtëpinë e tij!”, është shprehur Tahiri në Facebook.

Koalicioni i lidhur ndërmjet kandidatit të LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri me Vetëvendosjen, “është temë e parëndësishme për LDK-në”, ka deklaruar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Mbi këtë temë, i pari i LDK-së tha tutje në Debat Plus “kjo marrëveshje është jo valide për LDK. Më pritni deri më datën 10 nëntor. Për punë të shpisë merremi ne vet. Njëherë do të merremi me komunat tjera ku jemi në garë”, ka thënë Abdixhiku

Related Articles