Reperi i njohur shqiptar, Fero ka folur për marrëdhënien e tij të tensionuar me ish-bashkëshorten Arbenita Ismajlin, pas divorcit.
Ai tha se vajzën e tij nuk e ka takuar prej kohësh, dhe kjo po e lëndon vazhdimisht.
Sipas Feros, Arbenita ka udhëtuar jashtë shtetit pa lejen e tij, derisa zbuloi se ka dërguar email-e në Gjykata e Prokurori vetëm për ta parë vajzën e tij,
“Kur bëhet një kohë e gjatë kur nuk e ke parë vajzën tënde, dhe krijohet një ndjenjë e keqe, ndihesh keq emocionalisht veç ta shoh vajzën, ka mundur të ndodhë që kam thënë ndonjë fjalë të pahijshme, gjë që unë edhe i kërkoj falje nëse është ndier keq për fjalët e mia. Qëllimi është për ta parë vajzën time. Që 1 vit nuk e kam parë vajzën”.
“Kam tentuar shumë herë ta shoh vajzën në mënyra të ndryshme, dhe e kam parë që nuk po mundem me e pa në asnjë lloj forme dhe më është dashur patjetër të kërkoj nga institucionet të Kosovës, pasi ish-gruaja nuk e sjell vajzën kërkova ndihmë”.
“Vendimi i gjykatës është që unë ta shoh vajzën në javën e parë dhe në javën e tretë, që i bie 4 ditë në muaj. Nuk është respektuar asnjëherë ky vendim. Çdo ditë kam dërguar email në Prokurori, Gjykatë në Ministri të Drejtësisë, se doja ta shihja vajzën. Nëse unë jam i keq ok, por vajza e meriton ta shoh babanë”.
Artisti i cili iu rikthye muzikës para pak kohësh, tha se për ish të dashurën e tij është lëshuar edhe fletë-arrest, pasi vajza e tij nuk ka hyrë në Prishtinë që nga tetori i vitit të kaluar.
“Lëshuan urdhër-arrest në shtetin e Kosovës, ka kaluar kjo procedurë. Ka lëshuar edhe fletë-arrest ndërkombëtar. Vajza nuk ka pas hyrje në Prishtinë prej vitit të kaluar. Nuk kam dëshirë asnjë fëmijë të ndahet nga nëna, por dua që të jem prezent në jetën e vajzës time”.
Fero po ashtu tha se nuk e ka dhunuar Arbenitën, derisa përmendi edhe ndjenjat që i kishte për të.
“S’e kam dhunuar, edhe kur isha në paraburgim nuk ka asnjë raport për lëndim, sepse nuk e kam dhunuar. Ajo ka pasur urrejtje. Ndoshta nuk kam qenë i mirë për të, ose ajo për mua. Por dy njerëz mund të mos përshtaten. Edhe ne jemi munduar shumë kohë të funksionojmë por kishim ngatërresa. Sepse nuk ishim për njëri-tjetrin. E kam dashur shumë, jam lënduar shumë. Më është dashur një kohë ta marrë veten”, tha Fero në “Mirëmbrëma yje” me Arbana Osmanin.