Një person është arrestuar në Gërdoc të Podujevës pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe sekuestruar 18 bimë të mbjella të kanabisit dhe 987.2 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Gërdoc, Podujevë 24.10.2025 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të tij, i janë gjetur dhe sekuestruar 18 bimë të mbjella të llojit kanabis dhe 987.2 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”,
