Një i mitur është arrestuar në Ferizaj për vrasje në tentativë.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se i dyshuari pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
“Rr. Driton Islami, Ferizaj 24.10.2025 – 19:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton PK.
