Krasniqi: Koha e fjalëve ka marrë fund

Krasniqi: Koha e fjalëve ka marrë fund

Pas propozimit të emrave për përbërjen e re të ekzekutivit ka folur edhe Memli Krasniqi nga PDK, raporton Gazeta “Enigma”.

Në fjalën e tij Krasniqi tha se nuk dëgjuam asgjë ekspoze për këtë që do të duhej të vinte, por e dëgjuam historikun për Qeverinë e kaluar një histori imagjinare për të bëmat e saj që dëshmitarët më të mirë të saj janë qytetarët e Kosovës.

“Kanë kaluar mbi 8 muaj që jemi të bllokuar nga sjelljet arbitrare të partisë që ka fituar numrin më të madh të deputetëve dhe kemi qenë dëshmitarë të një fjalamani të kemi apo s’kmi vota. Sa na përket neve si PDK koha e fjalëve ka marrë fund, dhe po ashtu është koha që ju ta verifikoni atë që keni thënë gjatë gjithë kohës se ju keni arritur shumicën e re parlamentare”.

Related Articles