Shefja e Grupit Parlamentar të PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, “tërë profilin politik e ka ndërtuar mbi polarizim, fyerje dhe manipulim”.
Çitaku ka theksuar se Kurti “ka tentuar të sundojë sepse nuk ka ditur të qeverisë”.
“Për pesë vite me radhë ka sulmuar gjykatat, prokurorinë, mediat, bizneset dhe sindikatat. Ka goditur këdo që nuk i është nënshtruar. Edhe sot, i njëjti diskurs: ‘Ejani e më votoni, sepse ashtu po them unë’”, shkroi Çitaku.
“Por koha e arrogancës po mbaron. Demistifikimi i figurës së tij filloi ditën e parë që mori pushtetin. Tendencat totalitare u panë menjëherë,” u shpreh tutje ajo.
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së tha se sot, Kurtit, të zgjedhurit e popullit “i treguan qartë se kjo mendësi nuk kalon”.
