Përparim Rama i LDK-së ka fajësuar sërish nivelin qendror për bllokadë të buxhetit, me ç’rast ka theksuar se punëtorët e ndërmarrjes “Gjelbër” prej kohësh po përballen me vonesa në marrjen e pagave të tyre, raporton Gazeta Enigma.
Ai ka potencuar se ka iniciuar padi ndaj Ministrit Murati dhe tre zyrtarëve përgjegjës për këtë pengesë të qëllimshme.
“Dua t’i falënderoj nga zemra të gjithë punëtorët për durimin, profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre, të cilët përkundër sfidave ekonomike dhe presioneve kanë vazhduar të kryejnë punën me dinjitet, duke mos e ndalur asnjë ditë shërbimin ndaj qytetarëve tanë. Ky është shembulli më i pastër i përgjegjësisë dhe integritetit punëtor. Ju siguroj se jam në krahun tuaj dhe do të vazhdoj me vendosmëri çdo rrugë ligjore e institucionale deri në zhbllokimin e mjeteve të ndërmarrjes deri në shpërblimin e drejtë të çdo punëtori me pagën që e ka fituar me punë. E drejta do të triumfojë, padrejtësia nuk do të tolerohet”, ka shkruar ai.
