Nis dërgimi i pakove të votimit jashtë Kosovës, për balotazh

Nis dërgimi i pakove të votimit jashtë Kosovës, për balotazh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka nisur procesi i dërgimit të pakove të votimit në disa shtete, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Siç njofton KQZ-ja, shërbimet postare do t’i dorëzojnë pakot tek votuesit e regjistruar, në adresat që ata kanë dhënë gjatë procesit të regjistrimit.

Pako e cila i dërgohet votuesit, përmban:

  • udhëzuesin si të votohet;
  • fletëvotimin;
  • zarfin e fshehtësisë ;
  • zarfin kthyes ;
  • shiritin mbyllës.

Related Articles