Një pjesë e Prishtinës do të jetë pa ujë sot

Një pjesë e Prishtinës do të jetë pa ujë sot

Të mërkurën kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtinë ka njoftuar se për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Tirana”, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë deri në sanimin e problemit.

Pa furnizim me ujë do të mbesin këto rruga “Tirana”, rruga” Vicianum”, rruga” Bashkim Fehmiu” dhe një pjesë e lagjes Kalabria.

Related Articles